Vuçiç uron Presidentin e ri Bajram Begajn: Të çojmë para “Open Balkan”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn që mori 78 vota në Kuvend për këtë post 5-vjeçar. Lideri serb shprehet se është i bindur se së bashku me homologun shqiptar Begaj do të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe do të çojnë përpara nismën e “Open Balkan”.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme.

Jam i bindur se do të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik në shumë fusha, për të mirën e qytetarëve të vendeve tona.

Me urime për sukses në mandatin tuaj presidencial, pranoni, Shkëlqesi, shprehjet e respektit tim të thellë. Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, shkruhet në urimin e Vuçiç.

SHKARKO APP