“Vula e Paqes” për kardinalin Ernest Simoni Troshani (VIDEO)
Mediat kryesore italiane i kanë bërë jehonë ceremonisë për nder të Kardinalit Shqiptar Ernest Simoni Troshani.
Telelvizioni “Rai” në një kronikë për ceremoninë e zhvilluar në Fierence ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme theksohet se “Çmimi ‘Vula e Paqes’ që në të kaluarën i është dhënë Papës Gjon Pali II, Mihail Gorbaçovit dhe Dalai Lamës, iu dorëzua kardinalit Shqiptar Ernest Simoni.
“Vula e Paqes” iu kardinalit Simoni dha gjatë një ceremonie në sallonin e Cinquecentos në Palazzo Vecchio. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe Presidenti Ilir Meta
Më poshtë kronika e televizionit RaiNews:
Kronika e “RaiA: Vula e Paqes për Kardinalin Ernest Simoni
Çmimi që u është dhënë më parë Papa Gjon Pali II, Mikhail Gorbachev dhe Dalai Lama, u dorëzua nga kryetari i bashkisë së Firences, Dario Nardella, gjatë një ceremonie në Salone dei Cinquecento në Palazzo Vecchio.
Është përlotur Kardinali Ernest Simoni ndersa i dorëzohet Vula e Paqes në Palazzo Vecchio nga kryetari i bashkisë së Firences, Dario Nardella.
“Sigurisht që kam një gëzim të madh dhe një nder të madh që e kam pasur të gjithë popullin e shkëlqyer, fisnikë, dhe bujar ,- u shpreh Kardinali Ernest Simoni.
Ai ishte një pastor i thjeshtë në Shqipëri gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës. U detyrua të punonte 28 vite punë të vështira dhe me historinë e persekutimit të tij ai preku Papa Françeskun gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 2014 i cili mbas 2 vjetesh e emëroi Kardinal. Për vite, Don Simoni, i cili u emërua kardinal nga Papa Françesk në vitin 2016, jetoi për shum kohë në Firence ku u mirëprit në dioqezën e Firences ku kardinali Betori i caktoi atij një kanon nderi të kapitullit metropolitan.
“I kërkoja Jezusit tregon Kardinali gjatë ceremonisë që të më jepte një kishë të vogël, ku unë të lutesha dhe të mbaja meshe, tani lutem në katedralen e Firences, kisha më e madhe katolike pas Vatikanit”. Në ceremoni mori pjesë dhe Presidenti shqiptarë Ilir Meta i cili nënvizoi miqësinë midis Firences dhe Shqipërisë, si dhe kujtoi se prej shumë vitesh në Firenze, në komunitetin e madh shqiptar jetojnë nipat e Kardinalit”.