Vula e PD i kaloi Berishës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së që ja kaloi Sali Berishës. Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Në vendimin e tij Apeli vlerësoi të mos pranojë ankimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, si i autorizuar nga Lulzim Basha, kundër verdiktit të gjyqtarit të Tiranës Agron Zhukri, të 25 marsit 2022. Apeli arsyeton se Lulzim Basha nuk ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për t’u bërë pjesë në pocesin gjyqësor që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 të thirrur nga Berisha. “Pala ankuese nuk ka legjitimitet substancial për paraqitjen e ankimit, përsa kohë që nuk ka qenë palë dhe nuk ka patur asnjë cilësi proceduriale në këtë proces”, thuhej në vendimin e arsyetuar.