Vula kalon tek selia blu, deputeti i parë që mund të iki nga Basha te Berisha është….
Me kalimin e vulës së PD-së tek selia blu, ku kryetar është Sali Berisha, në grupin e Lulzim Bashës këto kohë priten lëvizje. Përveç faktit se nuk do të komentojë vendimet e gjykatave, Basha pas mbledhjes së grupit e la mister fatin e deputetëve që i kanë qëndruar pranë.
I pari është deputeti Kreshnik Çollaku, i cili pati një mendim pak më ndryshe se kolegët e tij, duke thënë se jam deputet i PD dhe do të vijoj të jem deputet i PD, duke nënkuptuar kështu se mund të jetë i pari që do të kapërcejë dhe të shkojë drejt PD së drejtuar nga Berisha.
Por janë edhe dy të tjerë gati për te PD. Ka mundësi që Basha të mbetet i vetëm. Mund të iki edhe Enkelejd Alibeaj.