Weber: Bota ndryshon nëse Trump rizgjidhet, Shqipëria na duhet në BE

Kryetari i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, tha se BE-ja duhet të bëjë çmos për të anëtarësuar sa më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor në union, për shkak se e ardhmja duket e vështirë, sidomos nëse Donald Trump bëhet sërish President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump ka hedhur hapat e parë drejt Shtëpisë së Bardhë, me (fitoren në) Iowa. E dimë që bota do të ndryshojë nëse Donald Trump rizgjidhet. Dhe Europa duhet të përgatitet për këtë tani. Kemi kohë të vështira përpara për Bashkimin Europian. Prandaj kohezioni është i rëndësishëm”, tha Webber në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

Rama ndodhet në landin gjerman i ftuar për të marrë pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Söder.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?