Withers e Arvizu “këshilla” diplomatëve të rinj që mund të shërbejnë në Shqipëri

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka rezervuar një pritje të veçantë diplomatëve amerikanë që kanë shërbyer dhe atyre që do të shërbejnë në vendin tonë.

Në këtë takim, organizuar në ambientet e Ambasadës tonë në Amerikë me qëllim krijimin e kontakteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes diplomatëve amerikanë si dhe prezantimin e tyre me diplomatët shqiptarë të akredituar në Uashington, ishin të pranishëm edhe ish-Ambasadorët Xhon Withers dhe Aleksandër Arvizu.

Ata shkëmbyen pikëpamjet dhe përvojat e tyre mbi Shqipërinë me diplomatët e rinj amerikanë që pritet të marrin detyrën në Shqipëri në javët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Faber foli për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Ambasadorja falenderoi Ambasadorët Withers dhe Arvizu për kontributin e tyre në çuarjen përpara të këtyre marrëdhënieve si dhe z. Yadzgery për mbështetjen e vazhdueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?