WWD: Edi Rama, një kryetar shteti që më shumë se për detyrën që i është ngarkuar, është i interesuar për modën
Një nga revistat më të mëdha të modës, “WWD”, ka botuar së fundmi një shkrim për Edi Ramën, duke marrë prej tij shumë prononcime për të shkuarën dhe të ardhmen që ka planifikuar pasi të largohet nga politika.
Revista e nis shkrimin me gjestin e shfaqjes së kryeministrit të Shqipërisë në një samit me atlete Adidas.
Rama me një vetëbindje qesharake i thotë gazetarit intervistues se atletet e tij ishin lajmi kryesor i atij samiti të rëndësishëm për projektet e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit. Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi. Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez”, thotë Edi Rama.
Artikulli më pas e përshkruan Edi Ramën 53-vjeçar, si një kryetar shteti jo të zakonshëm, pasi ai më shumë se për detyrën që i është ngarkuar është mjaft i interesuar për modën.
“Kur të lë politikën, do dizenjoj rroba…”, ka rrëfyer Rama ëndrrën e tij të re, duke zëvendësuar kështu atë të një piktori në një “ishull të vetmuar”, që prezantonte më herët
Një nga revistat më të mëdha të modës, “WWD”, ka botuar së fundmi një shkrim për Edi Ramë, duke marrë prej tij shumë prononcime për të shkuarën dhe të ardhmen që ka planifikuar pasi të largohet nga politika.
Revista e nis shkrimin me gjestin e shfaqjes së kryeministrit të Shqipërisë në një samit me atlete Adidas.
Rama me një vetëbindje qesharake i thotë gazetarit intervistues se atletet e tij ishin lajmi kryesor i atij samiti të rëndësishëm për projektet e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit. Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi. Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez”, thotë Edi Rama.
Artikulli më pas e përshkruan Edi Ramën 53-vjeçar, si një kryetar shteti jo të zakonshëm, pasi ai më shumë se për detyrën që i është ngarkuar është mjaft i interesuar për modën.
“Kur të lë politikën, do dizenjoj rroba…”, ka rrëfyer Rama ëndrrën e tij të re, duke zëvendësuar kështu atë të një piktori në një “ishull të vetmuar”, që prezantonte më herët për media të tjera të huaja.
Edhe kur tregon për atë pjesë të jetës së tij kur ka qenë sportist, Rama habit me përgjigjet e tij delirante.
“E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit”, thotë me plot gojë Edi Rama.
Në fund të këtij shkrimi Rama prezanton, edhe planet e tija pas daljes në pension si politikan:
“Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks. Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv. Por kush e di? Gjithçka mund të ndodhë”.
SYRI.net

për media të tjera të huaja.

KOHA JONË SONDAZH