Xhaçka: Barrikadat jo mjet paqësor, do rishikohej nocioni i bashkëjetesës

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, duke thumbuar gjuhën diplomatike të përdorur, që kishte cilësuar si paqësore barrikadat.

“Na vjen keq, nuk jemi dakord! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë, fare”, ishte mesazhi i ministres, qartësisht drejtuar aleatëve.

Në dokumentin e përbashkët SHBA-BE, thuhej mes të tjerash se ata apelonin për respektimin e ligjit dhe mirëprisnin “garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmojnë se nuk ekzistojnë lista të qytetarëve serbë të Kosovës që do të arrestohen apo ndiqen penalisht për protesta/barrikada paqësore”.

SHKARKO APP