Xhaçka në krye të MEPJ: E përulur për besimin që më dha Rama. Jemi në kohë vendimtare për diplomacinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar sot për herë të parë lidhur me detyrën e saj të re në krye të MEPJ.
Me anë të një postimi në Twitter, Ministrja Xhaçka shprehet se është mirënjohëse ndaj kryeministrit Edi Rama që i besoi pozicionin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, Xhaçka ka falënderuar edhe ish-ministrin Gent Cakaj, për punën dhe mbështetjen e tij.
“Kjo është një kohë vendimtare për Diplomacinë Shqiptare”, shkruan kryediplomatja në postimin e saj në Twitter.

Ministrja Xhaçka theksoi se procesi i integrimit në BE, Këshilli i Sigurimit dhe reforma e shërbimeve konsullore janë vetëm disa nga përparësitë që do të adresohen urgjentisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?