Xhaçka pret Gabriel Escobar: Mirënjohje SHBA-ve për mbështetjen! Të përkushtuar drejt rrugës euroatlantike
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar ka vijuar takimet e tij të parashikuara në axhendë me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shpreh mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe thekson gjithashtu se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët e SHBA-së për agjendën e rajonit”.