Xhaçka pret në takim Yuri Kim: E trishtueshme të shohësh një mike të largohet! Punoi për interesin e Shqipërisë

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi këtë të hënë një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Ky takim vjen në fund të përfundimit të misionit të Yuri Kim në Tiranë.

Kim pritet të marrë një tjetër post të rëndësishëm në DASH. Në një postim në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Po ashtu ministrja vlerësoi edhe punën e ambasadores, ku thotë se punoi për interesin e Shqipërisë.

“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan Xhaçka.

SHKARKO APP