Xhaçka: Të ndalen sulmet e paprovokuara! Dialogu të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajon
Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me përplasjet në veri të Kosovës, mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it. Xhaçka shpreh mbështetjen e plotë për KFOR-in, ndërsa bën thirrje që të ndalen sulmet e paprovokuara.
”Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër NATO-s dhe KFOR dhe shtypi është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë! Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it.
De-përshkallëzimi tani është vendimtar! Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”,-shkruan Xhaçka.