Xhafaj dhe Gjonaj vizitë në Holandë, firmosin marrëveshjen e rëndësishme mes dy vendeve

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Përmes këtij dokumenti (Letër Qëllimi), palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar.

Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit aktualisht, Ministrat dakordësuan mbi nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria dhe Holanda do t’i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, kryerjen e analizave të përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës më të mirë, si dhe caktimin e pikave të kontaktit për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?