Xhafaj: KLD është kthyer si një korporatë
Politikë E Martë, 6 Prill 2021 03:10
Raporti për vitin 2014 i Avokatit të Popullit ku një pjesë e mira e ankesave i referohen sistemit të drejtësisë, i ka sherbyer kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafa, që të shenjestrojë ashpër presidentin Bujar Nishani.
“Kam lexuar një intervistë të presidentit të Republikës dhe jam skandalizuar.
Në ditën e drejtësisë presidenti flet sikur flitet për Gjykatat në Danimarkë, Suedi, Itali apo ku e di unë se çfarë.
Vetëm për Gjykatat e Shqipërisë nuk foli, që janë të mbushura me korrupsion, që KLD është kthyer në një korporatë.
Nuk po i hyj më asaj logjikës së presidentit, një logjikë antikushtetuese që sekretari i Përgjithshëm na zëvëndësoka zv/kryetarin e KLD, një funksion kushtetues.
Sipas kësaj logjike kur ikën presidenti jashtë vendit, e zëvendësoka sekretari i Përgjithsëm i Presidencës.”
Teksa parashtroi raportin e institucionit të drejtuar prej tij, Avokati i Popullit Igli Totozani, fajsoi institucinet shtetërore për mosbashkëpunim kryesisht në cështjet që prekin një numër të madh qytetarësh.
Këtu ai listojë heqjen e familjeve nga skema e përkrajes sociale por dhe prishjen e banesave nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit:
"I gjithë problemi ngel kur trajtojnë me rekomandime fenomene që preken një numër i madh qytetarësh, sic është ndihma ekonomike. Shumë familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe shpesh herë jo vetëm për shkak të paqartësisë së sistemit të pikëzimit për të cilin kemi berë edhe rekomandim, na është pranuar si rekomandim por nuk dime të jetë bërë ky ndryshim.
Ndërkohë komisiosni i ligjeve, ka shtyrë diskutimin mbi ligjin për amnistinë, që synon që gjithë ata shtetas që kanë ndërtuar pa leje deri më 10 prill të vitit të kaluar dhe që, ose janë dënuar për këtë vepër penale, ose janë në ndjekje penale për këtë gjë, të falen".