Xhafaj mbron paketën e ligjeve për Drejtësinë – Ky është debati ndër më të rëndësishmit

“Ata që e kanë dashur kanë punuar. As unë nuk e kisha besuar se produkti i këtij procesi është ky që është sot. Janë të qarta të dhënat se ky sistem drejtësie është i kalbur, me asnjë reputacion, s’kanë besim qytetarët. Çdo ditë që kalon, reforma duhet të jetë përmbyllëse e këtij sistemi dhe nisje e një sistemi të ri.

Ky sistem është ndërtuar me parime transparence, profesionalizmi, sipas standardeve ndërkombëtare dhe konsultimi më gjithë aktorët. Duhet ndryshuar rrënjësisht sistemi i drejtësisë, ky sukses i dedikohet rolit e angazhimit të partnerëve të BE–SHBA.

Vlerë i kanë dhënë ekspertët dhe kontributorët. Debatet e hapura për të gjitha cështjet u bënë në kohë dhe i dhanë dimension këtij projekti. Paketa e projektligjit

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë njerëzit ata që zbatojnë normat juridike. Ne kemi ligje të mira në shumë fusha, por zbatimi i tyre është problem. Kemi inflacion në ligje. Këto ligje kanë vlerë, por kanë nevojë për përsosje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit e ligjit duhet t’i bëjnë normat e ligjet që të flasin. Kjo është Thembra e Akilit pse nuk jepet drejtësi, por bëhet Pazar me të. Ligji është instrument i të fortit që e bejnë drejtësinë sipas interesave.

Një pjesë e gjyqtarëve e prokurorëve janë shndërruar në taksidarë, flirtojnë me të fortët e politikës, të krimit. Nëse nuk ndryshon faktori njerëzor për të bërë ndryshimin e sistemit, sistemi drejtësisë dështon. Duhet të largohen të korruptuarit dhe të paaftit për të kthyer besimin tek drejtësia. Mekanizmat ekzistues për të kontrolluar sistemin nga të korruptuarit nuk kane qenë të aftë ta përballojnë këtë situatë të rëndë. Këto organe nuk e kanë kryer këtë funksion. Të korruptuarit u promovuan. Kjo solli dështim të sistemit të karrierës. Për të sjellë në normalitet funksionim e një sistemi me karrierë, nevojitet kryerja e procesit të Vetingut, të pastrojë sistemin nga të korruptuarve dhe për t’i lënë hapësirë të ndershmëve. Hapi tjetër, shumë i rëndësishëm është krijimi i institucioneve të sistemit me aftësi vetërregulluese e pavarësi, të mbështesim gjyqtarët e Prokurorët e ndershëm, duke u dhënë forcë, dinjitet.

Kjo paketë e sotmja ka këtë synim dhe ato që do të vijnë në Kuvend. Projektligji për pushtetin gjyqësor synon garantimin e eksesit të qytetarëve tek shërbimi, efektivitet shërbimi, kontrollit të shkeljeve, shpërndarjen e cështjeve, shtrirje kapilare dhe riorganizim territorial.

Këto ndikojnë në akses në drejtësi të atyre nevojë, është kundër zvarritjes së cështjeve, dhënien e statusit të personelit dhe rritjen e cilësisë. Projektligji i për statusin e prokurorit e gjyqtarit do iu kthejë dinjitetin, vlerësim e respekt dhe përgjegjësi.

Garancitë për gjyq e prokurorë lidhet me emërimin, patundshëmrinë, përfitimet para e pas përfundimit të detyrës, vlerësimin dhe përgjegjësinë civile e penale.

Ky ligj do zgjidhë për herë të parë statusin e administratës gjyqësore duke themeluar shërbimin civil të sistemit të drejtësië duke i dhënë cilësi.

Ai ndryshon tërësisht sistemin e trajtimit ekonomik e financiare të gjyqtarëve e Prokurorëve.

Paga mujore bruto e gjyqtarëve e prokurorëve me këtë projektligj do jetë 226 mijë e 300 lekë, dy herë më shumë sesa paga e sotme, pa përfshirë shtesat mbi pagë për shkak të vjetërsisë.

Trajtimi ekonomik e financiar ka ndryshime rrënjësore. Kostoja e buxhetit do rritet me 1 miliard lekë në vit. Vitin e ardhshëm do shpenzojë buxheti 1 miliad lekë për përmirësim të infrastrukturës së drejtësisë. Paketa ligjore në fushën e drejësisë penale pritet të sjellë ndikim në për luftën kundër krimit e korrupsionit e krimit të organizuar

Rritjen e integritetit e profesionalizmit.

Formimit të prokurorëve hetuesve e nëpunësve përmes shkollës së magjistraturës. Strategjia për reformimin e drejtësisë synon ti japë zgjidhje korrupsionit.

Ngritja e SPAK, është domosdoshmëri për zbulimin e parandalimin e ndëshkimin e këtij fenomeni. Do ketë përgjegjësi edhe me luftën kundër krimit të organizuar. Korrupsioni e krimi cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe interesin e tyre.

Është naive që dikush mendon se për shkak të pozitës ky fenomen të mos hetohet. Ka rëndësi të kuptohet që pavarësisht pozicionit politik duhet të behemi bashkë ndaj këtyre fenomeneve’

Nuk ka asnjë shans që të shkojnë bashkë, politika e funksioni publik me korrupsionin e krimin.

Sot më shumë se kurrë jam i bindur për domosdoshmërinë e miratimit të ligjit të SPAK.

Është ligji më me vlerë i kësaj reforme.

Në këtë kohë jam munduar të anashkaloj debatet.

Nuk ka qenë e lehtë për t’iu larguar baltës e shpifjes, por sot me duhet të jap përgjigjie disa spekulimeve për ligjin e SPAK e BKH si gënjeshtra e hipokrizia e radhës.

Pretendimi se kemi ndryshuar draftin e BKH-së duke thënë se Venecia çmontoi variatin e mazhorancës, është i gabuar. Asnjë ndryshim nuk ka statusi i BKH është i njëjti formulim në thelbin e tij pa asnjë shtesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?