Xhafaj: Projekti kushtetues gati për votim javën e ardhshme

Projekti kushtetues për reformën në drejtësi do të jetë gati për votim javën e ardhshme.

Ky fakt u bë me dije nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, në mbyllje të mbledhjes, ku nuk ishte e pranishme opozita.

Xhafaj: Nëse opozita ka vullnet real reformën në drejtësi ne jemi të gatshëm ta votojmë atë në një datë të afërt. A mundemi? Sigurisht, se kemi një projekt kushtetues, kemi një opinion final të Venecias dhe tashmë kemi dhe kontributin e jashtëzakonshëm të ekspertëve ndërkombëtarë të atashuar në këtë proçes. Të gjitha këto mundësojnë që të kemi një projekt në standartet ndërkombëtare, të bekuar dhe mbështetur dhe nga opinioni final i Venecias. Sot kemi bërë një hap të madh përpara, kemi dëgjuar dy përfaqësuesit ndërkombëtar, të EURALIUS dhe OBDAT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy zotërinjtë kanë dhënë qëndrimin e tyre lidhur me pyetjet dhe komentete e bëra nga anetarët e Komisionit në mbledhjet e mëparshme rreth projektit kushtetues për çështje të caktuara dhe kanë definuar qëndrimin e tyre për çështjet teknike dhe për të cilat është kërkuar një opinion nga përfaqësuesit e opozitës. U kemi lënë detyrë ekspertëve ndërkombëtarë që brenda kësaj jave të na paraqesin projektin kushtetues që ka vulën, mbështetjen e Venecias dhe ekspertizën më të mirë ndërkombëtare që është pranuar nga ne. Projekti kushtetues do rishihet nga dy misionet që na asistojnë në këtë proçes dhe javën që vjen mund ta kemi të gatshme për ta votuar në Parlament.Nga java e ardhshme është gati projekti kushtetues për tu votuar në Kuvend nëse ka vullnet opozita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke komentuar bojkotin e opozitës, Xhafaj e cilësoi absurd dhe kontradiktor dhe që nuk i shërben këtij proçesi kaq të rëndësishëm.

Xhafaj: Jam i keqardhur dhe ishte e trishtueshme për ne të gjithë që karriget e opozitës ishin bosh. Arsyetimi i përdorur nga opozita për mospjesmarrje në mbledhjen e Komisonit për një mbledhje të shumëpritur dhe të dakordësuar midis nesh është absurd dhe kontradiktor.Nga njëra anë opozita flet për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bandave dhe nga ana tjetër flasin për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, Vetingun, ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe SPAKU-n si struktura të spëcializuara që na kanë munguar deri tani. Dhe nga ana tjetër nuk janë pjesë e këtij proçesi të rëndësishëm. E kemi të domosdoshme këtë reformë në sistemin e drejtësië, të mirëpritur nga qytetarët dhe partnerët. Rruga e bojkotit nuk është rruga e përfshirjes në këtë proçes, nuk është rruga e dhënies së kontributit në proçes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?