Xhafaj: Reforma në drejtësi, në hapat e fundit

Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj tha se kjo reformë është në hapat e saj të fundit.

“Jemi në hapat e fundit të saj dhe nuk ka nevojë për shumë negociata, por për vendimmmarrje. Të premten në 10:00 do të mblidhet komisioni i posaçëm për të vazhduar punën aty ku e ka lënë”, njoftoi Xhafaj.

“Opozita e ka kuptuar se para interesave të politikës së ditës, prevalon interesi i të ardhmes europiane të vendit. Besoj që opozita do të jetë e pranishme në komision”, tha Xhafaj./TCH

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?