Xhaferri: Hakmarrje politike e Edi Ramës

Kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri denoncoi gjobat dhe presionin policor të qeverisë ndaj opozitës në këtë qytet.

“Me keqardhje, jam sot përpara jush, për të vërtetuar se prioriteti i qeverisë, dukshëm, nuk është mbështetja për qytetarët dhe bizneset, por kufizimi i opozitës”. Kjo është pjesë nga deklarata e kreut demokrat për Durrësin Ferdinand Xhaferri në një ragim të tij pas takimit të opzitës në Durrës dhe pas sjelles së strukturave të pushteteuit.

“Ne si opozitë, jemi mësuar me hakmarrjet politike të Ramës, por nuk mund të heshtim kur ai përpiqet edhe të rrënojë edhe të ndëshkojë bizneset e ndershme të Durrësit:, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja deklarata e plotë e kreut të Partisë Demokratike në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të Martën, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha bëri një vizitë në Durrës, gjatë së cilës takoi biznese përgjatë Bulevardit kryesor. Ndonëse bizneset ishin të larmishme, ato i bënte bashkë shqetësimi për rrënimin ekonomik, i cili është qëllim i qeverisë Rama për Durrësin.

Pike së pari, dua t’i bëj thirrje qeverisë të adoptoje menjëherë masat e propozuara nga Partia Demokratike për lehtësimin e situatës për bizneset.

Me keqardhje, jam sot përpara jush, për të vërtetuar se prioriteti i qeverisë, dukshëm, nuk është mbështetja për qytetarët dhe bizneset, por kufizimi i opozitës. Ne si opozitë, jemi mësuar me hakmarrjet politike të Ramës, por nuk mund të heshtim kur ai përpiqet edhe të rrënojë edhe të ndëshkojë bizneset e ndershme të Durrësit.

Një polici e urdhëruar është dëshmi se qeveria Rama është një qeveri në ikje. Çoroditja dhe paniku i regjimit dhe si pasoje edhe i krereve të policisë që i shërbejnë, duken qartë edhe nga vetë masa e marrë. Sa qesharake aq edhe e turpshme: heqje patente për këmbësore.

Teksa vuajmë akoma pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, pandemia vetëm sa ka thelluar krizën ekonomike. Por, mbi të gjitha, pandemia vazhdon e vërteton paaftesinë dhe mungesën e dëshirës së qeverisë për t’ju përgjigjur problemeve të qytetarëve. Prioritetet e qeverisë janë interesat e oligarkëve dhe kufizimi i opozitës. Ju garantoj se opozita dhe e vërteta nuk mund të heshtet me gjoba.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?