Xhelal Mziu krah Bashës: I gatshëm për të vijuar betejën me liderin e PD, deri në rrëzimin e së keqes
Kandidati i PD-së që fitoi mandatin e deputetit, Xhelal Mziu mbështet kreun e PD-së 100%. Në një postim në facebook, Xhelal Mziu, i cili doli deputet në këto zgjedhje në qarkun e Dibrës, thotë se platforma Lulzim Basha mbetet më e mira në këto 31 vite demokraci.
Nga ana tjetër, Mziu shkruan se misioni i platformës vazhdon dhe se çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.
”Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci. Çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën”,-shkruan Mziu.