”Xhevahiri” i fshehur në Tepelenë, Rama promovon ujëvarën e Peshturës (VIDEO)

Shqipëria është e bukur dhe këtë e ka treguar edhe njëherë kryeministri Edi Rama. Këtë herë kreu i qeverisë ka promovuar ujëvarën e Peshturës, të cilën e quan ”xhevahirin” e fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës.

Në një kohë kur një pjesë e mirë ka nisur pushimet, Rama zgjedh që të publikojë destinacione fantastike në vendin tonë, të cilat pse jo mund të bëhen pjesë e axhendës për t’i vizituar këtë verë.

“Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës. Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës”, shkruan Rama.

SHKARKO APP