Xhisiela Maloku: S’më ka dhunuar djali i deputetit. U talla me policinë

Xhisiela Maloku, në një intervistë për Blendi Fevziun ka dhënë një version tjetër të historisë së saj me Rexhep Rraja, djalin e deputetit të PS-së në Fushë Krujë, Rrahman Rraja.

Ajo deklaroi se “s’më ka kërcënuar asnjëherë djali i deputetit dhe nuk më ka përdhunuar. Deklaratën në polici se më ka dhunuar, unë nuk e kam firmosur. Nuk kam thënë se janë fis kriminelësh, e ka shtuar polici Emiljano. Sa herë ikte me pushime unë e denoncoja në komisariate”.

Gjatë intervistës dhe pranimit se ka shkuar në disa komisariate, gazetari Blendi Fevziu e pyeti nëse kjo që ka bërë ajo është tallje me policinë? Xhisiela Maloku u shpreh se kjo ishte marrëdhënia që ajo kishte ndërtuar me djalin e deputetit.

Ajo tha se “me të afërmit të djalit të deputetit ka pasur marrëdhënie familjare”.

Xhisiela Maloku deklaroi se marrëdhënien me Rexhep Rrajën e ka pasur të komplikuar dhe një pjesë e mesazheve që në polici janë deklaruar si kërcënime kanë qenë me humor.

Gjatë intervistës së saj, Xhisiela Maloku theksoi disa herë se “nuk ka deklaruar se ata ishin fis kriminelësh” për djalin e deputetit.

Lidhur me protestat që janë zhvilluar këto ditë në mbrojtje të saj, Xhisiela Maloku tha se nuk donte që të bënte politikë.

Edhe në emisionin Eni Vasilit në Top Channel, Xhisiela Maloka, ka dalë dëshmisë së saj në Prokurori dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërsa Eni Vasili i ka vënë përballë fotot dhe dëshminë e saj, Xhisiela ka mohuar gjithçka edhe shenjat e dhunës së saj në trup. Çudia e shefit të Policisë, pasi përplasi tre makina: Nuk kisha pirë dhe aq shumë. “Shenjat në trup, në shpatull i kam pasur nga një aksident që kam bërë me makinë në Patos. Ndërsa shenjat e djegies me cigare, ishin shenja loje që unë bëja me Rexhepin. Edhe ai ka shenja djegie me cigare, që ia kam bërë unë”.

SHKARKO APP