Xhixho: 5 pikat e LSI-së, janë zgjidhja për rimëkëmbjen dhe fuqizimin e biznesit të vogël

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, gjatë një takimi mëngjesin e kësaj të premte me bizneset e vogla në vend, thotë se taksat e larta, qiraja që i rëndon, shoqëruar me mungesë ndihme në kohën e mbylljes nga pandemia, rënia e xhiros, janë sipas saj vetëm disa nga shqetësimet e tyre.

Teksa thotë se ky sektor është në panik dhe se nuk kanë siguri për të nesërmen, Xhixho ka prezantuar për ta 5 pikat e planit të LSI-së, ku thotë se janë zgjidhja për rimëkëmbjen dhe fuqizimin e biznesit të vogël.

”Bizneset me xhiro deri 14 milionë lekë në vit do të trajtohen si biznese te vogla, me tatim fitimi dhe TVSH 0%. Programi i rimbursimit 5% të vlerës së çdo blerjeje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Çdo qytetari do t’i kthehet mbrapsht 5% për çdo shpenzim që do të bëjë. Me fuqinë e votës do ndëshkohet kjo maxhorancë që nuk mbajti premtimet, rrënoi biznesin dhe ekonominë. Më 25 prill, votë për vete, familjen, të ardhmen”,shkruan Xhixho në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Taksat e larta për biznesin e vogël, qiraja që i rëndon, shoqëruar me mungesë ndihme në kohën e mbylljes nga pandemia, rënia e xhiros, janë vetëm disa nga shqetësimet, jo vetëm të Marjetës, që ka ngritur me mund e sakrificë një biznes në industrinë ushqimore, por të gjithë atyre si ajo, që përballen çdo ditë me panikun dhe pasigurinë për të nesërmen.

Teksa ndava me të në detaje 5 pikat e programit të LSI-së e sigurova se hapat konkretë që do ndërmerren pas 25 prillit janë zgjidhja për rimëkëmbjen dhe fuqizimin e biznesit sidomos ato të drejtuara nga gratë.

Bizneset me xhiro deri 14 milionë lekë në vit do të trajtohen si biznese te vogla, me tatim fitimi dhe TVSH 0%. Programi i rimbursimit 5% të vlerës së çdo blerjeje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike.

Çdo qytetari do t’i kthehet mbrapsht 5% për çdo shpenzim që do të bëjë. Me fuqinë e votës do ndëshkohet kjo maxhorancë që nuk mbajti premtimet, rrënoi biznesin dhe ekonominë. Më 25 prill, votë për vete, familjen, të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?