Xhixho: Më 25 prill populli ndëshkon rrënuesit e vendit. Plani i LSI-së, garanci për rimëkëmbjen e ekonomisë
Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e qarkut Tiranë, Erisa Xhixho këtë të enjte është takuar me bizneset në njësinë nr.3, ku sipas saj, dëshira për ndryshim ndihet në çdo prag. Përmes një postimi në facebook, Xhixho shkruan se populli do të ndëshkojë më 25 prill ata që e mashtruan dhe e rrënuan. Për më tepër, ajo nënvizon se programi i LSI-së është garanci për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Postimi i plotë
Dëshira për ndryshim ndihet në çdo prag dhe në çdo biznes të njësisë nr.3, ku së bashku me Blerdi Liçaj @Brisida Shehu Denis Hidri takuam me qytetarë, të moshuar e të rinj.
Ndryshim presin gjyshërit që i ka djegur malli për nipërit e mbesat në emigrim, presin prindërit që duan të shohin fëmijët e tyre të realizohen, këtu, në atdheun e tyre, presin biznesmenët që pandemia dhe mungesa e mbështetjes qeveritare i ka fundosur.
Koha e ndryshimit po vjen. Populli do të ndëshkojë më 25 prill ata që e mashtruan dhe e rrënuan. Programi i LSI-së është garanci për rimëkëmbjen e ekonomisë:
Kredi të buta për të gjithë biznesmenët e rinj.
Investime në arsim dhe lidhje me tregun e punës.
Punësim i sigurt dhe paga dinjitoze.