Xhixho: Ndryshimet në Kodi Penal po bëhen në shkelje të rekomandimeve të Këshillit të Europës

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se ndryshimet e propozuara nga qeveria në Kodin Penal janë të panevojshme dhe shkojnë kundër rekomandimeve të Këshillit të Europës. Në një intervistë për TV1 në Shkodër, Xhixho shprehet se qeveria duhet të kujdeset më shumë për qytetarët dhe bizneset, të cilët ndodhen në një situatë kritike si pasojë e pandemisë.
“Dokumenti i fundit zyrtar i Këshillit të Europës për menaxhimin e pandemisë nga Shqipëria vë theksin që kufizimi i te drejtave të lirive te qyetarëve duhet bërë vetëm me ligj, si kundër ne e kemi të parashikuar në Kushtetutë në nenin 17, ku sanksionon qartë që “kufizimi i të drejtave të bëhet me ligj dhe ne përpjestim me gjendjen që e ka diktuar atë”.Gjithashtu kufizimet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, standardet ndërkombëtare dhe të gjykohen nga Gjykata Kushtetuese”,- deklaroi Xhixho.
Ajo shtoi se rekomandimet e Këshillit të Europës janë të qarta janë kundër nismave që ka ndërmarrë qeveria “Rama”. “Edhe në situatë emergjence duhet të mbizotërojë shteti i së drejtës thotë KE, pasi vlerat e Europës janë demokracia, shteti i së drejtës dhe te drejtat e Njeriut. Nje tjeter rekomandim qe jep KE eshte per parlamentin dhe rolin e tij kontrollues ndaj qeverise, pasi me menaxhimin e pandemise dhe shpalljes se emergjences civile, pushteti ekzetuiv ka marre me shume kompetenca, por KE vendos theksin se parlamenti nuk duhet te humbasin rolin e tij. KE rekomandon se duhen shmangur marrja e masave penale ndaj qytetareve . Dhe sot jemi ne shkelje te ketij rekomandimi kur qeveria e parlamenti neser kerkojne ndryshimet ne Kodin Penal. Parashikimi i te cilit shkon deri ne 15 vite burgim per ata qe perhapin semundjen ose thyejne rregullat e karantinimin. Keto ndryshime te kodit penal nuk mund te behen ne kete menyre pa asnje analize dhe patjeter do duhet te perfshihet mendimi i eksperteve te se drejtes penale, konstitucionalise dhe ne nje debat te gjere me shoqerine civile pasi cenojne te drejtat e njeriut dhe jane ne kundershitim me parimin e proporcionalitetit. Ndryshimet ne Kod nuk mund te behen me procedure te pershpejtuar kjo bazuar ne nenin 83/3 te Kushtetutes”,- deklaron Erisa Xhixho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?