Xhixho: Një vendim antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit!
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e cilëson votimin e sotëm në Kuvend, si një antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se sot u shkel Kushtetuta dhe u cenuan standartet e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Mesazhi i plotë i nënkryetares së LSI, Erisa Xhixho:
“Një vendim antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit!
Sot u mbyllen listat duke i hequr mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqesuesit e tyre në Parlament, u shkel Kushtetuta dhe u cenuan standartet e zgjedhjeve të 25 Prillit !
Kjo eshte dhe deklarata e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler:
Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.
Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”.
Lexoni edhe…
- Reagim i ashpër i PPE: Rama minoi zgjedhjet. Presidenti të kthejë ligjet e miratura sot
- Parlament/ Kryeministri lajthit dhe sulmon Presidentin e Republikës
- Basha: Rama shkatërroi 5 Qershorin, hapi i fundit drejt greminës
- Kryemadhi: Rama kufomë politike, parfumet e shtrenjta s’ia heqin dot erën e kufomës
- Njeriu që futi në Kuvend kriminelët sulmon presidentin
- Meta i përgjigjet Ramës: Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti
- Votimi i njëanshëm i Kodit/Partia Republikane: Rama vulosi turpin e vet
- Reagimi i ashpër i PPE, Gjosha: Të cënosh Integrimin në këtë pikë, krim ndaj vendit
https://www.facebook.com/195255620508641/posts/3751553208212180/