Xhixho: Përçarja e opozitës shpresa e fundit e Ramës. Jemi më të bashkuar se kurrë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në emisionin “Java” në RTSH, tha se përçarja e opozitës është shpresa e fundit e Edi Ramës. Sipas saj, opozita është më e bashkuar se kurrë. ”Ka ardhur koha që të shkëputemi nga tranzicioni 30-vjeçar i problematikave në proceset zgjedhore ndaj dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, siç ndodh në çdo vend europian është një detyrim që ja kemi qytetarëve dhe një kusht për të avancuar në procesin e Integrimit Europian të vendit”.

Pak ditë më përpara duket se Rama në mënyrën e tij të zakonshme si një xhongler që heq kapelën dhe heq kapelën nxori një propozim tjetër dhe tha që unë nuk e shikoj si të çuditshëm një bashkëqeverisje me Lulzim Bashën, ju tremb ju një konfigurim i ndryshëm i politikës shqiptare, pra 2 armiqtë e mëdhenj në një moment të caktuar bëhen bashkë dhe lënë një parti si tuajën në opozitë?

Këto janë vetëm shpresat e fundit të Edi Ramës, për të përçarë opozitën që nuk ja ka arritur në gjithë këto vite. Opozita është e bashkuar ka nenshkruar një marrëveshje më 20 prill 2019. Opozita është më e bashkuar se kurrë dhe besoj se koalicioni opozitar është i pa kthyeshëm tashmë në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo është frika më e madhe e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një opozitë e bashkuar e cila do të zgjerojë koalicionin edhe me individ të tjerë edhe me forca të tjera politike të majta, garanton fitore të padiskutueshme në zgjedhje dhe Rama këtë e di shumë mirë, ndaj dhe shpreh aludime të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Padyshim opozita do të duhet të përzgjedhi kandidatë me integritet me vlera intelektuale dhe njerëzore për t’i rikthyer Parlamentit si institucioni më i rëndësishëm përfaqësues i qytetarëve dinjitetin që meriton. Nga ana tjetër programi ekonomik i fokusuar në çlirimin e ekonomisë nga oligarkët, nxitjes së ekonomisë duke ulur taksat e duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut, do jenë armët kryesore që do të rikthejnë shpresën e besimin që nëpërmjet fuqisë së votës së qytetarëve e jo bandave dhe krimit të organizuar të lidhur me politikën mund të vi ndryshimi i vërtetë për vendin.

Ka ardhur koha që të shkëputemi nga tranzicioni 30-vjeçar i problematikave në proceset zgjedhore ndaj dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme siç ndodh në çdo vend europian është një detyrim që ja kemi qytetarëve dhe një kusht për të avancuar në procesin e integrimit europian të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?