Xhixho: Qepena të mbyllur dhe biznese që rrezikojnë falimentimin, 25 prilli është dita e ndryshimit
Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Erisa Xhixho së bashku me kandidatët e tjerë, Edmond Haxhinaston dhe Silva Cakën, panë nga afër gjendjen e bizneseve në njësinë nr.4 në Tiranë. Sipas saj, shqetësimet janë për taksat e larta dhe për faturat e energjisë elektrike.
”“Xhiro ka rënë, kurse rritja e taksave, pagesa e energjisë dhe faturave po na merr shpirtin çdo ditë, po falimentojmë”, ishin vetëm disa nga ankesat e shumta që pronarët e bizneseve të vogla shprehnin me shqetësim”,-shkruan Xhixho në facebook.
Teksa thorë se më 25 prill është dita e ndryshimit, ajo premton se ”Me LSI-në në qeverisje bizneset e vogla do të kenë 0 TVSH dhe 0 tatim fitimi për xhiro 140 milionë lekë në vit, mundësi më të mira punësimi dhe jetese”.
Postimi i plotë
Qepena të mbyllur dhe biznese që rrezikojnë përditë falimentimin. Sot, së bashku me Edmond Haxhinasto , Silva Caka dëgjuam nga afër shqetësimet e bizneseve dhe të qytetarëve në njësinë nr.4.
“Xhiro ka rënë, kurse rritja e taksave, pagesa e energjisë dhe faturave po na merr shpirtin çdo ditë, po falimentojmë”, ishin vetëm disa nga ankesat e shumta që pronarët e bizneseve të vogla shprehnin me shqetësim.
Me LSI-në në qeverisje bizneset e vogla do të kenë 0 TVSH dhe 0 tatim fitimi për xhiro 140 milionë lekë në vit, mundësi më të mira punësimi dhe jetese.
Më 25 prill është dita e ndryshimit.