Xhixho: Qytetarët më 25 prill meritojnë të votojnë me lista 100% të hapura
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet kundër projektit të PS për mbylljen e listave të kandidatëve për deputetë.
Në një takim me krerët e organizatave të LSI-së në njësinë bashkiake nr. 1, Erisa Xhixho ka deklaruar se qytetarët duhet të zgjedhin vetë kandidatin për deputetë që duan t’i përfaqësojë në Kuvend.
“Me kryetarët e organizatave të njësisë bashkiake nr. 1 , ku proçesi i zgjedhjes të çdo organizate sipas parimit “një anëtar një votë “ vijon me intensitet .
Qytetarët me 25 Prill meritojnë të votojnë me lista 100% te hapura deputetin që mund t’i përfaqësojë denjësisht në Parlamentin e ardhshëm.
Por kjo maxhorancë me pseudo draftet të listave të “hapura” tregon sa frike ka nga vota e qytetarëve dhe ballafaqimi me ta. Asgjë nuk ndal ndryshimin më 25 Prill”,- shkruan Erisa Xhixho në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

