Xhixho: Renisi më dha shpresë, por do mbështetje. Ta kthejmë Shqipërinë në vendin e mundësive
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho gjatë një takimi me të riun Renis Domi në Shkozë, thotë se talente si ai duhen mbështur, motivuar dhe kjo arrihet sipas saj duke krijuar mundësitë që brezi i ri të qëndrojë në vend. ”Për këtë duhen mbështetur, motivuar dhe u duhen krijuar të gjitha mundësitë. Së bashku do ta kthejmë Shqipërinë në vendin e mundësive”,-shkruan Xhixho në facebook.
Postimi i plotë
Ky djalë i vogël, por me talent të madh më mbushi plot energji dhe pozitivitet. Takime si ky me Renis Domin janë motivimi më i madh për të besuar në këtë vend, te brezi i ri, te talentet si ky djalë që teksa konkurronte në Top Talent, e ngriti peshë publikun.
Renisi me çiltërsinë e një fëmijë dhe me zërin që premton, më flet me pasion për këngët popullore, duke më dhënë shpresë se edhe brezi ri beson në traditën dhe kulturën tonë dhe do jenë ata trashëguesit më të mirë të saj.
Për këtë duhen mbështetur, motivuar dhe u duhen krijuar të gjitha mundësitë. Së bashku do ta kthejmë Shqipërinë në vendin e mundësive.