Xhixho: Rilindja, gratë i sheh si objekte fasadë. Për LSI janë garanci për daljen e vendit nga kriza

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka vizituar Lindën, një rrobaqetëse që sipas saj, ndjen pasojat e mungesës së politikave mbështetëse nga ana e qeverisë. Xhixho akuzon qeverinë, duke thënë se Rilindja gratë i sheh si objekte fasadë dhe jo si forcën e madhe të zhvillimit të shoqërisë dhe vendit. Nga ana tjetër, ajo nënvizon përmes një postimi në facebook, se për LSI-në, gratë janë garanci për daljen e vendit nga kriza.

Postimi i plotë

Sot isha te Linda, modeli impresionues që me pasionin e vet sfidon vështirësitë edhe në këto kohë të Covid-19, që më imponon gjithmonë adhurim dhe respekt për atë që bën në rrobaqepësinë e saj me duart e arta dhe shpirtin prej artisteje.

Natyrisht që edhe ajo ndjen pasojat e mungesës së politikave mbështetëse nga ana e qeverisë, e cila gratë i sheh si objekte fasadë dhe jo si forcën e madhe të zhvillimit të shoqërisë dhe vendit, që meritojnë mbështetje, por edhe respekt për sfidat që përballojnë.

Fuqizimi ekonomik i grave duhet të shihet si një qasje strategjike për të ndikuar në zhvillimin ekonomik në tërësi.
Edukimi profesional, praktikat e punës gjatë periudhës së studimit dhe mbështetja me politika favorizuese në hapjen e bizneseve të drejtuara nga gratë si garanci për daljen e vendit nga kriza, rikthimin e shpresës dhe krijimin e mundësive për punesimin e grave dhe vajzave në vendin tonë.

SHKARKO APP