Ylli Bodinaku çau ”murin shqiptar të Berlinit”, Meta: Një shembull frymëzimi, të rrëzojmë çdo mur që na ndan nga Europa

Në Presidencë këtë të enjte ka qenë i ftuar Ylli Bodinaku, heroi i ngjarjeve të 2 korrikut 1990. Presidenti Ilir Meta, në mesazhin e publikuar në facebook, teksa shihet krah Bodinakut, thotë se siç çau ai ”murin shqiptar të Berlinit”, sot ky akt sipas kreut të shtetit, është një frymëzim për të rrëzuar murin që nga ndan nga Europa.

Postimi i plotë Nga Presidenti Ilir Meta

Një takim i ngrohtë me Ylli Bodinakun, heroin e ngjarjeve të 2 korrikut 1990, i cili me “Skodën” e tij, hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori e izolimi.

I bindur se bashkë me familjen dhe Rikelin në krah, djalin 3 muajsh, mund të shkonte drejt vdekjes, asgjë nuk e ndali Ylli Bodinakun, për të na dhënë të gjithëve një shembull dhe mesazh të madh frymëzimi: Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar.

SHKARKO APP