Ylli Dylgjeri-Ramës: Po flet si Enveri. Po vazhdove kështu nuk ka qeveri, por “qenëri”

Nga Ylli Dylgjeri/

Per cilët qen e ka fjalën Kryeministri?

Sot në një reagim në FB ndaj intervistës së dhënë dje nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka në TV Ora News, Kryeministri im, Edi Rama, pasi ka vënë në dukje arritjet e Policisë së Shtetit, e ka mbyllur reagimin me fjalët:
Qentë le të lehin, karvani ecën perpara… Shprehje kjo e dëgjuar herët nga brezi ynë, thënë nga Enver Hoxha në një fjalim.
E përsëritur në mënyre korrekte kjo thënie e Enverit është një përgjigje për afro 50 vjet me radhe ndaj kritikave të botës së lirë ndaj sistemit tonë të diktaturës së proletariatit.
Pra Enver Hoxha e përdorte për kundërshtarët e sistemit komunist fjalën qen, dhe karvani ishin komunistët dhe shoqëria që i ndiqte ato. Pra shprehja, ishte fyerje ndaj “botës kapitaliste dhe revizioniste që na rrethonte”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po zoti Rama nda kujt e përdor këtë shprehje?

Swiss Digital Mobile Reklama

Thënë troç, qentë këtu janë ministrat e kabinetit, apo kundërshtaret e brëndshëm që bashkepunon çdo ditë për të realizuar programin qeveritar.
Janë aleatet në koalicion qe duke u perdorur për to, është një shprehje shumë fyese e cila përbën skandal në gojën e të Parit të qeverisë. Nëse ministri apo ministrat janë “qen” që s’vlejnë atëherë duhen hequr nga kabineti. Eshtë në tagrin e Tij ti heqë këto “qen” që s’vlejnë më për Të.
Këtu s’ka ekuivoke. Edhe në shkollën e qenve të Ministrise së Brendshme kur nuk ju binden apo nuk arrijne programin mesimor, qente e drogës shpallen në ankandin e shitjes. Nëse Kryeministri e ka pastaj këtë shprehje per qente e rrugës (që s’ka mundësi), dhe kjo sërisht bie sepse sot ato Kryetari i Bashkisë i ka tredhur e matrikulluar, kështu që se trembin më karvanin.
Nëse komunikimi do të vijojë kështu; atëherë nuk bëhet më fjale për vazhdimësi pune me aleate. Nuk bëhet fjalë për qeveri. Në gjuhën e Kryeministrit kjo mardhënie mund të jetë vetëm një qenëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?