Ylli Dylgjeri: Turp për ty Qazim Sejdini! Ti je regjizor i incideneve me Blushin
Nga Ylli Dylgjeri*/ Mikrofoni OF- në PS e Elbasanit tim
Nuk degjuam pas kryetarit te PS te fliste tjeter kush ne takimi per ndarjen e tesrave te PS-se…Kronika u mbyll. Mikrofonat kaluan ne Of!
Më tej, në kronikat e mediave degjuam Blushin që deklaronte i tensionuar jashtë salle:Sot isha pa ftuar! Në sallë kishte banditë! Në salle kishte fishkellima. Në salle fitoi ulerima !
Kjo ishte pak a shume ajo cfare pamë e dëgjuam në këtë takim të majtës… laburiste.
Unë e njoh herët këtë regji frikacakësh.
E njoh edhe Qazim regjizorin. E për dreq, duhet të flas për Elbasanin tim. Duhet te flas edhe per “njeriun tim” Qazim…Turp! Sërisht turp për ty Qazim!
Me ktheve vite pas, ne 2005, kur prite Nanon në një Bashki fantazëm, qe si marifetci otomam qe je, i kishe përzënë punonjesit e administrates per te mos pare e degjuar njeri se kë prisje ti në Bashki. Ne ate vit, në ate takim, kerkove meshire per t’et lene te qete ne hallet e tua. U qave per te semuret qe kishe ne familje. E keshtu te lame. Nje dore ne bakllava e nje dore ne kadaif! Te lame kryetar Bashkie. Edhe Nano te tha: po te meshiroj e s’po ta them fjalen e fundit… Qazim!
Por ti e paske karakter skuthllekun! Vazhdo, ha llokmat e bakllavase Qazim…Neveri.
*Koment i autorit në Facebook
KOHA JONË SONDAZH

