Ylli i Kombëtares: Mijëra shqiptarë pa banesa, Braçe merret me pikët e Partizanit

Në kohë të tragjedisë, politika merret edhe me sport. Futbollisti i Teutës dhe i shpresave të Kombëtares, Sherif Kallaku, përmes një postimi të fortë në Instagram, ka shënjestuar zv/kryeministrin, Erion Braçe.

Reagimi nga ardhur pas përfundimit të sfidës Teuta-Partizani në mesjavë (1-0), e cila ka patur reagime për mënyrën e arbitrimit dhe një të tillë e ka bërë edhe Erion Braçe. Për Kallakun është e fortë dhimbja që ndjen kur mijëra qytetarë janë jashtë sidomos në Bubq, pasi tërmeti i rrënoi banesat dhe reagimi i Braçes për pikët, sipas tij shton më shumë dhimbjen.

“Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë. Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra kanë qenë te miqtë e mij në Bubq, që tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi. Po kur shikoj zëvendës kryeministrin e vendit tim që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e me pikët e Partizanit, e ndjej dyfish më shumë dhimbjen, jo vetëm për miqtë e mij në Bubq, por për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Sherif Kallaku në Instagramin e tij.

SHKARKO APP