Ylli Manjani: Është domosdoshmëri! Qëndroni në shtëpi

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se kjo javë që po nisim është vendimtare përsa i përketë përhapjes së koronavirusit.

Manjani bën thirrje që të qëndrojnë në shtëpi dhe në orarin e lejuar të dalim jashtë vetëm për nevoja jetike.

“Besoj se edhe me pak durim dhe me shumë vendosmëri do të duhet të respektojmë veten dhe njëri-tjetrin duke QËNDRUAR NË SHTËPI!

Kjo javë është vendimtare! Duhet të jetë sipas çdo llogarie… Qoftë sa më e lehtë e me sa më pak barrë.

Ka shpresë. Ja, në Itali po bien rastet e reja.

Prandaj edhe pak durim dhe shumë disiplinë.

Ora 05:00-13:00 nuk është ajrosje, as çmpirje, as shëtitje. Është kryerja e nevojave të pashmangshme për ushqim dhe për të hedhë plehrat.

Kaq! Asgjë më shumë!

Kjo është domosdoshmëri!!!

Dhe po, do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi… Pse jo?!”, shkruan Manjani.

SHKARKO APP