Ylli Manjani: Lajm do ishte vetëm nëse Yuri Kim kundërshton Ramën

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për deklaratat e sotme të Edi Ramës kundër ambasadores së SHBA, Yuri Kim, lidhur me kandidimin në zgjedhje të personave më precedentë penalë.

Manjani shprehet se nuk është më lajm që Edi Rama kundërshton SHBA dhe BE. Ai shton se lajm do të ishte nëse Ambasadorja e SHBA do të kundërshtonte një herë të vetme Edi Ramën, për kursin e përplasjes që kjo qeveri ka me perëndimin.

“Çfarë lajmi! “Rama kundër Yuri Kim”. Hahahahahahahahahahahahaha.

Lajm do ishte nëse Kim të kundërshtonte njëherë të vetme Ramën.  Të bënte një deklaratë të vetme për kursin e përplasjes të qeverisë me perëndimin, pa hyrë fare në punët politike në vend.  A e mbështet SHBA një qeveri antiperëndim apo jo?  Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.  Po që Rama është kundër tyre, nuk është më lajm. Gjithnjë është tallur me ta sipas qejfit. Por tashmë hapur, Ai po çon vendin drejt lindjes. Ndaj s’mund të jetë dakord me perëndimin, të cilin e shan tre herë në ditë para ose pas buke”,– shkruan Manjani në një postim në Facebook.

https://arkiva.kohajone.com/ambasadorja-kim-thote-mos-kandidoni-kriminele-rama-nuk-jemi-drejtori-policie/

SHKARKO APP