Ylli Manjani, opozitës: Mos u merrni me Blushin, por me Ramën!

Nga Ylli Manjani

Është e paimagjinueshme që të harxhohet kohë e hapësirë publike të merresh me Ben Blushin, në vend të merresh me Edi Ramën!!!

Ben Blushi është një person privat. Shet, blen, ha e pi për qejf të vet pa qenë i detyruar t’i japë llogari askujt. Ai nuk është një funksionar publik që të ketë barrën të japë llogari për këto gjëra.

Nëse ideja është që të kritikohet televizioni që drejton Blushi, ndoshta është më mirë të ndërrohet kanali. Kur nuk të pëlqen një televizion e ndërron kanalin.

Duhet kaluar te kanali i Edi Ramës. Ky merr vendime në emër, për llogari e në dëmin tonë jo Blushi, as Gaz Demi, as Pandi Carapuli, as Klodianët, as Zamir Mane, as Çet Kastrati askush tjetër, përveç Edi Ramës.

Shumë e çuditshme është e gjithë kjo kohë dhe energji e shpenzuar për punët private të disa njerëzve, kur ndërkohë Ai që vendos për punët publike bën kërdinë..!!!

I zgjidhin vetë punët e tyre, o njerëz!

Merruni more me atë që vendos për punët e jetët tona!

SHKARKO APP