Ylli Manjani: Pandeli Majko nuk është Rilindas, por SOCIALIST

Nga Ylli Manjani

Pandeli Majko nuk është Rilindas, por SOCIALIST.

Si i tillë duhet të vihet në krye të socialistëve dhe të kërkojnë mandatin e parë të tyre, jo të tretin e Rilindasve.

Pandi dhe socialistët u larguan paqsisht mga pushteti në 2005 dhe që atëherë nuk u kthyen më. Në fillim ishte Saliu pastaj Edvini që nuk i lanë Sociailstët të qeverisin megjithse janë partia më e madhe në vend.

Ndaj them se Pandi duhet të jetë me socialistët përballë Rilindjes që të kërkojnë mandatin e tyre të parë dhe, jo shtojca e rilindjes që kanë qenë e mbetet projekti më harbut politik në këtë vend.

Natyrisht nuk është vetëm Pandi që i ka shërbyer këtij projekti harbut. Të gjithë nga pak (edhe unë e kam bërë) e kanë bërë këtë gjë. Por Pandi duhet të ndahet një orë e më parë nga shërbimi politik ndaj harbutërisë Rilindje.

Socialistët kanë nevojë për socialistin Pandi Majko, jo për zyrtarin e rilindjes.

Këtë quaj politikë, jo më iku e më erdhi goja.

Për këto lëvizje politike ka nevojë vendi dhe socialistët që po hyjnë në vitin e 16 jashtë pushtetit…

SHKARKO APP