Ylli Manjani: Po vriten njerëz për pushtetin me vota të blera në Tiranë

Nga Ylli Manjani-
E kam thënë dhe i qëndroj, gjithnjë e më shumë i bindur madje se: Kush blen vota është i pafytyrë, ama kush e shet votën është faqezi.
Asnjë rëndësi ska nëse shitësi apo blerësi janë 1 apo 1000 persona. Janë njësoj të gjithë. Shitësit faqezinj dhe blerësit të pafytyrë.
Pafytyrsia e blerësve po del çdo ditë në shesh. Të pafytyrët janë bankomatë shëtitës elektoralë, që shpërndajnë para të vjedhura me pushtet ose krim.
Por ato kartat e identitetit që u gjenden në atë automjet në një skenë krimi të rëndë, janë prova që faqezinjtë janë prezentë midis nesh… Janë prova se në çfarë rreziku gjendet demokracia në këtë vend, kur demosi shet pushtetin e tij tek (auto)kracia e radhës…
Ky nuk është më turp, por krim naj rendit demokratik!
Jam i mendimit që cilido që shet kartën e identitetit dhe votën, i duhet ndaluar përjetësisht e drejta e votës.
Nuk ka kuptim as vota e as demokracia për faqeziun që shitet. Nëse nuk ka shitës votash nuk do ketë më as blerës. Këtë e kam bindje, e cila veçse më përforcohet në çdo palë zgjedhje.
*****
Me këtë rast desha të shpreh një ndjesi mikse ndërmjet indinjatës e revoltës për fenomenin shitblerje votash, por edhe keqardhjes njerëzore për përplasjen midis njerëzish në prani të Policisë së Shtetit, e cila prodhoi viktima (të vdekur e të gjallë) në të dy kampet.
Dhe e gjitha kjo për pushtetin e Tiranës me votat e blera…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?