Ylli Manjani: Regjimet palaço me lider si të Iranit dhe Surrelit
Nga Ylli Manjani
A thua se njerëzit në këto hapësira duan të infektohen vetë me dëshirë.
U kërkojnë njerëzve distancë sociale, pasi i kanë detyruar të jetojnë në hapësirë urbane kaotike e të mbipopulluar.
Hapësirat e banimit por edhe të pazareve nuk të lejojnë në asnjë rrethanë të mbash distancë sociale.
Njerëzit që jetojnë në hapësira të ngushta e në kushte mbijetese, fajësohen e madje edhe rrihen nga policitë e rregjimeve.
Rregjimet dështojnë t’u japin shërbim shëndetësor njerëzve, por fajin e kanë ata vetë.
Sundimtarët dalin në media të larë e të lyer, të veshur e krehur, të ushqyer e të tonifikuar, të gjithë emetojnë luks e relaks dhe fajsojnë popujt e tyre pse infektohen. Madje si për koincidencë, ata sundimtarë në këto hapësira që mbajnë mjekra e kanë të kuruar të gjithë njësoj. (Lideri i Iranit dhe i Surrelit psh..)
Në të gjitha këto regjime fajin e ka populli.
Populli është fajtori.
Shihni BBC dhe do ta kuptoni se si ndahet bota:
në regjime që fajësojnë popullin pse sëmurët dhe në qeverisje që marrin përgjegjësi e japin llogari para popujve të tyre.
Shqipëria sot e gjithë ditën futet në hartën e regjimeve, jo të qeverisjeve.
Shihni me çfarë mllefi trajtohen njerëzit, të cilët çdo ditë shpallen fajtorë pse infektohen…
P.s. Po kur thonë se janë hapur negociatat?! Po kur krahasohen me Italinë e Gjermaninë?!