Ylli Manjani: Të keqen e provimeve të maturës! Ja si do të jetë reforma e njëanshme zgjedhore e Edi Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Lista të mbyllura në fakt, por medemek të hapura; Votim me votë të transferueshme; Koalicion jo partish por emrash; pragu kombëtar në një garë jo kombëtare, janë reforma zgjedhore e njëanëshme e Edi Ramës.
Të gjitha këto e të tjera janë propozime të cilat do prodhojnë fletë-votimi ose në formë libri ose çarçafë të gjatë.
Të keqen e provimeve të maturës!
Tani pyetjes “çbëri Turi?” do të duhet ti përgjigjen gjithë votuesit. Kuptohet pasi të kenë lexuar librin ose çarçafin fletëvotimi, ashtu në këmbë dhe te kutia e kartonit medemek dhomë e fshehtë!!!
Komplikim sa më s’ka! Zgjedhësit duket sikur ftohen të shkojnë në provim e jo në qendër votimi.
Qëllimi është:
Të demotivohen sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në zgjedhje.
Mos harroni: partia më e madhe në vend është ajo e mosvotuesve. Qeverisë i intereson që të dalin sa më pak të votojnë. Ndaj e ruan si sytë e ballit këtë “parti”…
Edhe ata që do votojnë, për shkak të komplikimit të votimit, rrezikohen tu dalë vota e pavlefshme. Pra u shkon mundi dëm.
Në vijim rritet koha e numërimit të votave, me shpresë që të dërrmojë kundërshtarin.
Ky është plani.
Sa do i ecë?
Ta shohim.
Por kush mendon se Edi Rama po ndryshon sistemin zgjedhor për demokraci, është naiv ose punon për Të!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?