Ylli Manjani: Teatrin komunal le ta bëjë ku të dojë, Teatri historik nuk shembet

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë ka argumentuar sërish rëndësinë e ruatjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke e ndarë veç si çështja nga ndërtimi i një teatri të ri nga bashkia e Tiranës. “Nëse bashkia ka para dhe do të ndërtojë teatrin komunal, le ta bëjë ku të dojë, – nënvizon Manjani.

“Ndërtesa e Teatrit Kombëtar është pjesë e trashëgimisë historike të shtetit/kombit, përfshi edhe bashkinë e Tiranës. Si e tillë ajo godinë mbrohet dhe restaurohet, por nuk shembet.”

Në shënimin e tij, nëfacebook, Manjani ka renditur argumentet e tij:

“Edhe njëherë, për të gjithë ata që kërkojnë sqarime ligjore për çështjen e Teatrit Kombëtar.”

1. Teatri Kombëtar është institucion i kulturës kombëtare dhe jo lokale.

2. Si çdo institucion tjetër edhe Teatri Kombëtar ka personelin, buxhetin dhe asetet e luajtshme dhe të paluajtëshme në dispozicion të kryerjes së veprimtarisë së tij.

3. Godina e Teatrit është pjesë e inventarit të tij. Nuk ka kuptim që trualli i jepet bashkisë, rrogat i jep qeveria, personelin e cakton ministria, ndërsa godina kërkohet të fshihet nga faqja e dheut mundësisht edhe nga memoria e njerëzve !!!
Nuk copëtohen institucionet, por ndahen funksionet në një shtet normal.

4. Nëse bashkia ka para dhe do të ndërtojë teatrin komunal, le ta bëjë ku të dojë.

5. Ndërtesa e Teatrit Kombëtar është pjesë e trashëgimisë historike të shtetit/kombit, përfshi edhe bashkinë e Tiranës. Si e tillë ajo godine mbrohet dhe restaurohet, por nuk shembet, as nuk zëvendësohet me një tjetër të ndryshme nga kjo që është.

6. Restaurimi dhe funksionimi i këtij Teatri është funksion i qeverisë qendrore i padelegueshëm, aq më pak për tu përdorur si truall ndërtimi.

7. Trajtimi i asetit si truall është krim mdaj trashëgimisë kombëtare. Kalimi i tij në bashki për ndërtim (qoftë dhe të një teatri të ri) është njësoj sikur qeveria të japë selinë e saj për ndërtim bashkisë.

Kjo është llogjika e ligjeve. Bashibozukët kanë llogjikë tjetër…

P.s. Është për t’u theksuar që aktualisht qeveria ka vendosur të ndalojë transaksionet që lidhen me pronat, sepse ka pezulluar zbatimin e nenit 41 të Kushtetutës. Ndërkohë që për njerëzit kjo ndalohet, qeveria i jep vetes të drejtë të shkelë edhe rregullat e veta duke transferuar pronën publike për shkatërrim!!!

Ky quhet sundim jo qeverisje!

SHKARKO APP