Ylli Rakipi: Kemi parë diktator kundër mediave, por diktator që blen gjithë mediat, nuk ka patur
Ylli Rakipi, autori dhe moderator i emisionit “Të Paekspozuar” i ftuar në RTV Ora konfirmon se është mbyllur emisioni i tij dhe i Adi Krastës të transmetuar në tv News 24.
Rakipi thotë se Rama po instalon një regjim diktatorial. Shpreh kritika të forta ndaj opozitës e cila ndodhet jashtë parlamentit, e cila thotë se sillet si “pordha nëpër brekë” ndërsa opozita në parlament eshte e askujt dhe e drejton Rama.
Ylli Rakipi: “Është instaluar një regjim dhe është radha për të marrë dhe ajrin. Merr të gjitha pushtetet. Implementon një pushtet lokal të gjithë të vetin. Një opozitë të re, e cila është e askujt. Aty ka deputetë të shumtë të cilët qeshin kur flet kryeministri, qeshin me shakatë të kripura të Edi Ramës. Thonë jemi opozitë e re por opozita e askujt.
Ka marrë pushtetin legjislativ, të gjitha pushtetet, merr ajrin, detet dhe tokën.. kështu ndodh në të gjitha diktaturat. Nuk ngjan me diktaturën e Enver Hoxhës. Por nuk ndryshon nga diktaturat.…
Ky është një regjim dhe shkon drejt instalimit të saj të plotë. Një regjim nuk ka kuptim po e la një pjesë të lirë. Pastaj është opozita dhe kjo që ka dalë në rrugë. Kemi opozitën qesharake në parlament që e drejton Edi Rama, merr votat sa duhen. Kemi opozitën tjetër, që mender vjen vërdallë “si pordha nëpër brekë” opozita që kemi jashtë e cila bën dhe ajo atë zhurmën e vet. Asgjë nuk ka për tu cuditur regjimi është totalisht i instaluar.”
Armiq të medias kemi parë plotë, por blerës të mediave është e vështirë të gjesh. Diktaturat në Evropë, kanë zgjatur vetëm në kohën e komunizmit. Ajo ishte një sëmundje që mori shumë kohë. Diktaturat e këtij lloji nuk zgjasin shumë, megjithatë shqiptarët do ti vuajnë. Sado ditë të zgjasë, njerëzit do t’i vuajnë të gjitha. Diktarorin e kemi në krye, regjimi eshte gati instaluar i gjithi”
Mbyllen Te paekspozuarit” dhe “A show”
Ylli Rakipi: “Emisionet janë mbyllur. Ky nuk është abuzim ju e dini e keni mësuar, mësojeni dhe nga unë. Në fakt unë kam vendosur të them dy fjalë sot. Sepse një kategori njerëzish e vogël, por dhe ndonjë koleg I yni, afër dhe larg meje, kërkon ta cojë këtë problem tek programacioni dhe tek ideja që gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të rëndomtë. Përpiqen ta cojnë tek pronarët. Shqipëria po shkon në një regjim të plotë. Po instalohet një regjim i plotë me një kryeministër që ka staturën e një diktatori, autokrati” u shpreh Rakipi ne intervistën me Beti Njuma në studion e RTV Ora
Beti Njuma: Është e vërtetë që keni pasur edhe një vit kontratë?
Ylli Rakipi: Kontrata ime është prerë në mes.Mbaronte në gusht të 2020. Po kjo nuk përbën ndonjë element shumë të rëndësishëm, por unë në emisionin tim përgjatë transmetimit të tij kam pasur problematika të mëdha me qeverinë dhe zotin Rama. Mund t’ju sjell plot materiale filmike ku në tryezë kam pasur kryeministrin Rama dhe ai bën presion për intervistën me të dhe I thotë ik pir…
RTV Ora: Kur nisën problemet?
Ylli Rakipi: Problemet reale u shumëfishuan kur u publikua skandali me tenderin e Unazës së re. Problemet reale nisën pas një interviste që unë bëra me kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e kaluara. Ishte një intervistë shumë e vështirë dhe që aty Edi Rama mori vendimet e tij. Dhe vendimi i parë ishte urdhri I prerë që askush të mos marrin pjesë në emisionin “Të Paekspozuarit”.. Nuk ka rast në botë kur shefi i propagandës së kryeministrit të marrë masa se kush shkon në emision”
Mua më ka llogaritur si Kadriun e parë. Këtë gjuhë bullizmi, fyerje është vështirë të gjesh tek diktatorë të klasit të lartë.

/Ora News.tv/
KOHA JONË SONDAZH

