Ylli Rakipi: Nëse numërohen votat, qeverisja e Ramës ka mbaruar

Analisti Ylli Rakipi thotë se nëse numërohen votat, Edi Rama nuk merr një mandat të tretë.
Por ai tha se votat në Shqipëri nuk janë numëruar. “Mazhorancat këto 30 vite nuk i ka rrëzuar opozita, ato janë vetërrëzuar.  Për 30 vite në Shqipëri, sidomos në vitet e para vota është rrëmbyer, kurse në dhjetëvjeçarin është blerë në mënyrë masive. Në këtë pikëpamje, unë mund të marrë jo tre, por katër, pesë, gjashtë mandate. Por nëse numërohen votat, qeverisja e zotit Rama, më së shumti ka mbaruar,” tha Rakipi i ftuar në Çim Peka LIVE.

Sipas tij, klasa politike është oligarkia e vërtetë. “Kjo lloj demokracie nuk është aspak funksionale dhe të pasurit janë politikanët. Pra, në thelb, të pasurit janë këta vetë,” tha Rakipi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?