Ylli Rakipi reagon ashpër për Ramën: Më vjen turp që është Kryeministri i vendit tim
Kur ende është i freskët reagimi i gazetarëve dhe shoqërisë civile dje në dyert e hotel Tiranës ku kryeministri prezantonte “Arenën kombëtare” dhe pas deklaratave të kryeministrit në mbrëmje për reagimin e shoqërisë civile, Ylli Rakipi, gazetar, protagonist i “sherrit të djeshëm” që nuk u lejua të hyjë në sallë, reagon për Newsbomb.al.
“Kryeministër që kontrollon dyert e hoteleve të Tiranës, vetëm ky mund të jetë. Ka hyrë bashkë me bandën e vet të ministrave, organizoi një takim dhe u foli të gjithë stafeve të veta. Në atë takim, ai futi në mbledhje vetëm ministra, zv.ministra dhe autoritetet që janë në punë në zyrat e tij. Ky është një turp. Unë kisha një ftesë nominale, më ishte kërkuar konfirmimi dhe unë e kisha bërë këtë. Prania e bodigardëve, sigurisë së hotelit, për të mbrojtur kryeministrin, është një akt skandaloz. Njerëz të paidentifikuar në hotelin e qendrës së Tiranës, sikur të ruanin Haxhi Qamilin, mund të ketë vetëm ky kryeministër i papërgjegjshëm. Delirant i pashoq, hilacak, me një deformim të jashtëzakonshëm. Më vjen turp që ky është kryeministri i vendit tim”,- tha Ylli Rakipi për Newsbomb.al.
Ndërkaq, ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni tha dje se zotit Ylli Rakipi i është bërë ftesa. Sipas saj, ai ka hyrë në sallën ku do të zhvillohej takimi dhe pastaj po vetë ka dalë jashtë, nën argumentin se do të qëndronte me gazetarët e tjerë dhe kërkonte që të futeshin edhe ata.
Por zoti Rakipi ka edhe një përgjigje për ministren Gjermeni:
“Që Edi Rama gënjen kjo është botërisht e ditur, sepse është një mashtrues ordiner, por kur gënjen një femër, kjo është shumë e shpifur”, tha Rakipi.
http://www.kohajone.com/2016/04/30/rama-ja-cduan-te-mbrojne-kundershtaret-e-arenes-kombetare/
KOHA JONË SONDAZH

