Ylli Rakipi: Shqipëria nuk ka institucione, pushteti i vetëm është Edi Rama
Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi shprehet se në këtë vend, nuk ka pushtet e as institucione vendimmarrëse. “Shqipëria nuk ka pushtet, nuk ka institucione, pushteti i vetëm është Edi Rama, këtu nuk bëhet asgjë, nuk krijohet, por bëhet çfarë thotë dhe don Edi Rama”,- tha Rakipi në një intervistë për Tema TV.
Rakipi, në analizën e tij, shkoj me larg, duke e quajtur Ramën mbret që bën çfarë të do, në një sistem autokrat jofunksional. “Ky nuk është aspak një sistem demokratik, ky është në sistem autokrat jofunksional, ku nuk funksion asgjë, vetëm mbreti që është kudo, që shfaqet ditën e natën”,- tha ai.
Gjatë analizës së tij, gazetari Ylli Rakipi, përmes Skype, ironizoj faktin se sipas tij në Shqipëri nuk ka një opozitë efikase dhe se edhe shoqëria civile është në funksion të qeverisë. “Unë them se s’ka nevojë Lulzim Basha dhe Edi Rama të merren vesh, unë mendoj që opozita është rehat aty ku është, një opozitë që nuk hapet dhe nuk ndërmerr asgjë. Rama u tall me të gjithë, ai u tregoj të gjithëve se mund ta shembte tetarin kur të donte, Luli, Monika, në kohën kur erdhën për dezhurn të teatri, ai e shembi. Edhe shoqëria civile është totalisht e dekompozuar, në funksion të qeverisë, që thith projekte në shërbim të qeverisë”,- tha ai.
Në analizën e tij, Rakipi, preku edhe çështjen e ndërkombëtarëve, për shumicën prej të cilëve tha se janë në krah të kryeministrit Edi Rama, dhe të njëjtët nuk kanë reaguar fare për shembjen e teatrit.
KOHA JONË SONDAZH

