Ylli Rakipi: Takimi Basha-Majko, mesazh për Metën
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=t5Ca6aGAlFE” width=”560″ height=”315″]
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi duke folur në emisionin “FAKT” të gazetarit Çim Peka, ka folur për takimin e sotëm mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetit socialist, Pandeli Majko.
“Takimi mes tyre mund të ishte edhe për ti thënë Metës, që ulu njëherë se po qeverisim bashkë, kemi dhe presidentin konsensual. Por në fakt Rama u ka premtuar shumë njerëzve që do ti bëjë presidentë, si Fatos Nano, Mimi Kodheli, Majkon etj”, u shpreh Rakipi.
Rakipi vijoi më tej se:
“Unë nuk besoj që Ilir Meta do të jetë presidenti i Republikës. Vetëm Meta nuk do të jetë president i vendit. Këtë e bazoj tek sjellja dhe qëndrimet e Metës”.
Rakipi ka folur edhe për incidentin e mbrëmjes së djeshme me Spartak Ngjelën.
“Kur isha duke folur më tha ti ke pirë. Mua më ndalohet rreptësisht të pi me terapinë që bëj, dua të rri jashtë alkoolit dhe duhanit. Ai lëshoi një frazë që mua më habiti së tepërmi, sot nuk do ja thosha. Për shkak të etikës nuk do të ja thoja sot, vetëm, për shkak të etikës. Besoj se jo pak shqiptarë kanë problem. Dhe avokat Ngjela ndoshta. Mua më ka ardhur dhe keq. Zoti Ngjela i ngjan një personazhi të Gabriel Markezit; “Kolonelit s’ka kush ti shkruaj”. Koloneli priste ta dekoronin, t’i jepnin pension, ai shkonte gjithmonë në postë dhe mua nuk më vjen mirë që avokati pret diçka që nuk duan t’ia japin. Por ishte skandaloze dje kur ai kishte përgjuar Sali Berishën në një kohë dhe thoshte që unë nuk merrem me përgjime, ai e kishte marrë aparatin e përgjimit me Saliun dhe na tregonte neve”, u shpreh Rakipi.
“Spartaku ka qenë mësuesi i Edi Ramës. Ai ka patur frikë kur avokati kandidonte për kryetar bashkie. Rama më shumë ka pasur frikë avokatin se këdo tjetër. Avokati ka fuqi në këtë pikëpamja, ruan fuqinë e profesorit.
Nuk e besoj tani. 3 vjet më parë unë kam patur shpresa shumë të mëdha se një brez tjetër po vjen në Shqipëri, unë kam qenë në studion tuaj dhe e kam mbrojtur këtë ide. Ideja ime ishte që po vinte një shpresë e madhe që u votua nga 1 milionë njerëz, në fakt nuk doli kështu, por kjo nuk është për fajin tim, ne jemi gazetarë jo politikanë”, tha Rakipi
KOHA JONË SONDAZH

