Yuri Kim apel shqiptarëve: Pajisuni urgjent me karta identiteti dhe pasaporta, që të votoni më 25 prill
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u bën apel qytetarëve shqiptarë që të pajisen me karta identiteti në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter, thekson se lëshimi i letërnjoftimeve të reja është pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore.
”Është shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Merrni letërnjoftim të ri tani, në mënyrë që të mund të votoni, më 25 prill”, shkruan Kim.
Very urgent for all 🇦🇱 citizens to get new ID cards so they can get services & vote in 4/25 election. Issuance of new biometric IDs is an essential part of 6/5 agreement on electoral reform. Please don’t wait until it’s too late – get new ID card *now* so you can vote on 4/25. https://t.co/drqxjVwS9Q
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) January 6, 2021