Yuri Kim: Askush s’është mbi ligjin. Falënderoj Ramën dhe Bashën që kanë bërë thirrje për qetësi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me kreu e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, në një proconon për mediat, tha se ndërkombëtarët po monitorojnë gjithçka.

”Kemi ardhur këtu për të falenderuar komisionerin Celibashi dhe grupin e tij. U informuam për zgjedhjet e 25 prillit. Është e rëndësishme që të jetë një proces i qetë zgjedhor. Ka një proces transparent që tashmë është krijuar.

Miqtë tuaj nga bashkësia kombëtare janë gjithashtu për tu siguruar për këtë proces. Gjithashtu duhet theksuar fakti se ODIHR dhe ekpertët janë tashmë në vend. Unë do të jem pjesë e njërit prej ekipeve që kanë ardhur këtu për të vëzhguar zgjedhjet.

Ndërkombëtarët janë këtu për të monitoruar të gjithë procesin. Të gjithë jemi të shqetësuar pas lajmeve të asaj që ka ndodhur dje. Është e rëndësishme që të kapen të gjithë shkelësit, nuk ka trajtime të veçanta për askënd. Askush nuk është mbi ligjin”.

SHKARKO APP