Yuri Kim dënon gjuhën kundër grave dhe vajzave në Kuvend

”Udhëheqësit të jenë të ndërgjegjshëm”, është thirrja e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim e cila dënon gjuhën e përdorur nga politikanët në Kuvend.

Pa përmendur emra konkretë, Kim thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe se udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin nga foltorja e Kuvendit.

“Duket e nevojshme të themi sot atë që kishim planifikuar për të thënë më datë 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave, veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?